Vizita zyrtare e Presidentit Nishani në Turqi, nderohet me gradën “Doktor Nderi”

2017-02-25 3

Presidenti Bujar Nishani u nderua me gradën ?Doktor Nderi ?, gjatë një vizite që zhvilloi me akademike dhe profesorë të univeristetit më të vjetër të Stambollit, në të cilin rektor i parë ka qënë Hasan Tahsini.

Në fjalën përshëndetëse përpara auditorit, kreu i shtetit shprehu keqardhjen dhe ngushëllimet për viktimat e akteve terroriste në Stamboll e në qytete të tjera të Turqisë, si dhe solidaritetin me popullin turk në luftën kundër terrorizmit.

Kreu i shtetit e vuri theksin tek miqësia e fortë që ekziston mes dy popujve, në themel të të cilit qëndrojnë vlera të përbashkëta, përfshirë edhe kontributet e shumë shqiptarëve të shquar për forcimin e kësaj miqësie.

Në mënyrë të veçantë, Presidenti Nishani iu referua figurave të ndritshme të Hasan Tahsinit, Sami dhe Abdyl Frashërit, Iliaz Pashë Dibrës, Mehmet Akif Ersoyt, Ismail Bej Vlorës, e shumë personaliteteve të tjerë që kanë dhënë një kontribut të shquar si për popullin dhe Turqinë moderne, ashtu edhe për popullin shqiptar dhe forcimin e miqësisë turko - shqiptare.

Në kuadër të vizitës zyrtare në Turqi, kreu i shtetit organizoi u takua edhe me përfaqësues të shoqatave shqiptare, ku shprehu mirënjohjen për kontributin që ky komunitet ka dhënë për ruajtjen dhe promovimin e vlerave më të mira kulturore e historike të shqiptarëve në Turqi, si dhe vijimin e ruajtjes dhe forcimit të lidhjeve miqësore mes dy popujve.

Presidenti Nishani zhvilloi homazhe edhe në varrin e atdhetarit të shquar Sami Frashëri, ku vendosi një kurorë me lule me dedikim të posaçëm. Në homazhe morën pjesë edhe trashëgimtarë të brezit të tretë të Sami Frashërit, shqiptarë të shumtë me banim në Stamboll si dhe Presidenti i Klubit Sportiv ?Gallatasaraj?, klub i themeluar nga djali i Sami Frashërit, Ali Sami Yen, në vitin 1905.

Për nder të Sami Frashërit dhe djalit të tij, Ali Sami Yen, Presidenti Nishani la një shënim edhe në librin e miqve të Klubit të Futbollit ?Gallatasaraj? të Stambollit.